Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Durrës, arrestohet i dyshuari

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Durrës, arrestohet i dyshuari

Një 27-vjeçar në Durrës është plagosur sot me thikë nga një i person tashmë i identifikuar nga policia.  I plagosuri me inicialet E. N., sipas Policisë është transportuar në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 15:50 në lagjen nr. 13, Plazh pas një konflikti.

Policia njofton se pas ngjarjes ka shoqëruar autorin e dyshuar të plagosjes dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy