
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar gjatë natës së lënë pas në një biznes në Kuçovë.
Në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe p zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



