
Një djalë i ri i ka dhënë fund jetës një ditë më parë në Divjakë, duke u helmuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor me probleme të shëndetit mendor, është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.



