
Një ngjarje e rëndë u raportua sot pasdite në Zonën e Unazës së Re në Tiranë. Një e re 31 vjeçare, është hedhur nga kati i tetë i një ndërtese banimi. Sipas Policisë, dyshohet se e reja ishe në kushtet e depresionit, në kohën e kryerjen së këtij akti.
“Rreth orës 13:13, në zonën e Astirit shtetasja U. Q., 31 vjeçe, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetë hedhur nga kati i 8 i pallatit, ku për pasojē ka ndërruar jetë Po punohet për saqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Policia dhe një ambulancë ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje tragjike



