Policia e Shtetit reagoi zyrtarisht pas videos që u bë virale në rrjetet sociale ku shfaqeshin tre persona të armatosur dhe të maskuar në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.
Ata mbanin kallash në duar dhe ishin të maskuar.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë zbardhur ngjarjen, që sipas policisë nuk ishte raportuar pranë tyre.
Sipas policisë, personat e armatosur dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, të identifikuar si Ani Kola, 25 vjeç, ndaj edhe kanë hyrë të armatosur.
I riu ka shpëtuar për faktin se nuk ndodhej aty, ndaj personat e maskuar dhe armatosur janë larguar pasi u verifikojnë identitetet e katër të rinjve në lokal.
Policia thotë se ngjarja nuk është denoncuar, ndaj ka shpallur në kërkim 25 vjeçarin dhe tre persona të tjerë që ndodheshin në lokal për moskallëzim krimi.
A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin si klientë në lokal.
Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.
Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.



