Sekuestrohen 60 fidanë kanabis në Ndroq, arrestohen dy vëllezërit, në kërkim i treti

Sekuestrohen 60 fidanë kanabis në Ndroq, arrestohen dy vëllezërit, në kërkim i treti

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Tiranës në kuadër të një operacioni të koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa është në kërkim një person i tretë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar 60 fidanë kanabis në një zonë të pyllëzuar.

Aksioni i policisë u zhvillua në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik në Ndroq.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë – Operacion i koduar “Lugina 2”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike nga Komisariati i Policisë Nr.6.

Goditet një rast i tentativës për kultivimin e lëndëve narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Sekuestrohen 60 fidanë kanabis

Në pranga dy vëllezër dhe shpallet në kërkim vëllai tjetër.

Procedohet në gjëndje të lirë dhe kryeplaku i fshatit.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, duke ushtruar kontroll periodik të territorit, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike në zonën e quajtur “Përroi i Bllomes” në pyllin e fshatit Mënik është organizuar dhe zhvilluar operacioni i koduar “Lugina 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– M. G., 17 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

– T. G., 35 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq

U shpall në kërkim dhe po punohet intesivisht për kapjen e shtetasit:

– E. G., 37 vjeç, banues në Mënik/Ndroq (të tre vëllezër).

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i njësisë administrative Ndroq, shtetasi:

– S. B., 61 vjeç, banues në fshatin Mënik/Ndroq.

Gjatë operacionit në territor në vendin e quajtur “Përroi i Bllomes”, në pyllin e fshtatit Mënik në Njësinë Administrative Ndroq u evidentuan fidanë kanabis tē kultivuara në tokë.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, në ngarkim të shtetasve M. G., T. G., dhe E. G., dhe për veprën penale “Moskallzim krimi” në ngarkim të shtetasit” S. B.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy