U kapën duke shitur kokainë, në pranga tre të rinj 

U kapën duke shitur kokainë, në pranga tre të rinj 

Tre persona ranë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke shitur kokainë.

Tre të rinjtë janë arestuar në afërsi të një qendre tregtare, ndërkohë që iu sekuestrua lënda narkotike.

Në njoftim thuhet:

Finalizohet pas disa muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.   U kapën në flagrancë në momentin e shitjes së një sasie kokaine, vihen në pranga 3 shtetas.  Sekuestrohen 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë dhe 3 celularë.  Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:    I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy