Një aksident ka ndodhur pranë fshatit Pishkash në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Një makinë tip “Ford” është përplasur me një automjet tip “Skoda”. Për pasojë janë plagosur shtetasit P.S., dhe Z.Xh., të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip "Ford", si dhe shtetasja Sh.T., e cila ishte pasagjere në mjetin tip "Skoda".
NJOFTIMI
Librazhd/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në fshatin Pishkash, mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin K.S., 24 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip "Skoda", me drejtues shtetasin M.T., 30 vjeç, banues në Belsh.
Si pasojë e aksidentit janë plagosur shtetasit P.S., dhe Z.Xh.,( e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve), të cilët ishin pasagjerët në mjetin tip "Ford", si dhe shtetasja Sh.T., e cila ishte pasagjere në mjetin tip "Skoda", ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.



