Një aksident me pasojë jetën është shënuar në Lezhë, ku viktima më e fundit është një fëmijë 13 vjeç.
Ervin Memaj rreth një javë më parë u rrëzua nga biçikleta me të cilën lëvizte, duke pësuar dëmtime të shumta.
Pas një jave në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, i mituri ka gjetur vdekjen, në orët e fundit.
Situata në familjen Memaj bëhet edhe më e rëndë, duke qenë se vogëlushit të ndjerë, i kishte vdekur nëna rreth jashtë muaj më parë.



