I dënuar me 7 vite burg për “shfrytëzim prostitucioni”, kush është i riu i arrestuar në Tiranë

I dënuar me 7 vite burg për “shfrytëzim prostitucioni”, kush është i riu i arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka ndaluar një 33-vjeçar të dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy