Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në trotuar rreth orës 12:21 minuta tek Kopshti Zoologjik, në Tiranë.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet SH.A., 79-vjeç.
Policia deklaron se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



