Flet babai i 34-vjeçarit që masakroi 5 persona në mes të Tiranës: Tha se më ndjekin dhe do më vrasin!

Flet babai i 34-vjeçarit që masakroi 5 persona në mes të Tiranës: Tha se më ndjekin dhe do më vrasin!

Babai i 34-vjeçarit që sulmoi me thikë disa persona në xhaminë tek Rruga e Kavajës ka folur për mediat pas ngjarjes së rëndë. Nikollë Nikolli, ka treguar bisedën e fundit me të birin, Rudolf Nikolli. I ati shprehet se i biri ankohej se do ta vrisnin sepse ndjente që e ndiqnin persona nga mbrapa.

Ndërsa për xhaminë e Kavajës, thotë se rrallë herë shkonte të falej. Megjithatë ngre dyshimet se djalit Rudolf Nikollit, 34 vjeç, i kanë dhënë ndonjë ilaç ose këto veprime i bën nga stresi se e kanë kthyer në Rinas teksa po tentonte të largohej drejt një shteti tjetër.

Nikollë Nikolli: E kam pyetur, pse je i irrituar, tha më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Se kush janë ata, nuk e di. Tha unë e di se do më vrasin, se do më zhdukin. Shumë njerëz më vijnë nga mbrapa tha. Ose e ka nga sëmundja ose origjinale, se di. Kur rri i qetë me të, këtë llaf më ka thënë. Ai çohej disa herë jerm. Mendoj se ka pasur kërcënime, se e kanë ndjekur njerëzit. Nëse ke pasur borxhe, i thoja t’i paguaj unë të gjitha. E largova nga shtëpia “Qemal Stafa”, i mora një vend tjetër me qera dhe i thashë: po tani a të ndjek njeri? Vazhdojnë të më ndjekin ata persona tha. Dhe tek xhamia e Kavajës rrallë herë ka shkuar të falet.

U largua nga xhamia e Kavajës dhe falej në xhami tjetër. I pata thënë, mos shko në xhami nëse e sheh se nuk të duan njerëzit e të thonë je kaurr. Të falurën në  xhami e ka bërë që në shkollë të mesme. Kam parë disa njerëz nga Peshkopia dhe një çun dhe i kam thënë mos të shoh më tek çuni im. Ai nuk ka ardhur më. Disa njerëz vinin, i shkonin çunit mbrapa dhe i thoja mos t’ju shoh më me sy. Kam frikë se i kanë futur çunit ndonjë ilaç dhe është vërtetë i degraduar me këto probleme, ose e ka nga stresi se e kanë kthyer në rrugë në Rinas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy