Gjykata e Posaçme dënon me 40 vite, 8 të pandehurit e dosjes '339/3'

Gjykata e Posaçme dënon me 40 vite, 8 të pandehurit e dosjes '339/3'

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin e një kapitulli të dosjes “339/3” duke dhënë 40.8 vite burg për 8 të pandehurit për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Bëhet fjalë për një grup prej tetë personash të arresuar dy vite më parë, me në krye Ramadan Dushajn, i cili maskonte pordhimin dhe trafikun e narkotikëve në një magazinë fruta-perimesh.

Mes të dënuarve është edhe ish-kampioni i botës në mundje, shkodrani Elis Guri.

Megjithatë GJKKO ka vendosur të rrëzojë akuzën për “grup të strukturuar kriminal” duke pranuar edhe gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, të cilët janë dënuar nga 6 deri në 4.4 vite për akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Dënimet e dhëna nga GJKKO:

Ramadan Dushaj, 6 vjet burg

Rezart Cacani, 6 vjet burg

Neritan Saraci, 4.8 vjet burg

Ardit Haxhagiqi, 5.4 vjet burg

Vilson Noka, 4.4 vjet burg

Fatbardh Gostini, 5 vjet burg

Elis Guri, 4.8 vjet burg

Luan Boca, 4.8 vjet burg

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy