
Gjykata italiane ka dënuar me 24 vite burg shtetasin shqiptar Alfred Kipe, i akuzuar për vrasjen e bashkëjetueses së tij, Luljeta Heshta, 47-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur më 7 shkurt të vitit të shkuar, ndërsa vendimi ndaj 44-vjeçarit shqiptar u dha nga gjykata në Milano.
Alfred Kipe ishte i pranishëm në seancën e vendimit, ndërsa është shprehur se i vinte shumë keq për atë që kishte ndodhur.
Mediat italiane shkruajnë se viktima, 47-vjeçarja Luljeta Heshta punonte si prostitutë në Milano. Ajo u godit 5 herë me thikë e më pas u tërhoq zëvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili rezutoi të ishte Alfred Kipe. Ky iu fundit u filmua më pas duke u larguar nga vendi i ngjarjes.



