
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19.
Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të rreth 6.882 mostrave të dyshuara me koronavirus.
Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.
Në total numri i rasteve aktive është 13.473.



