Tërmeti prej 6.3 shkallësh godet qytetin e Petrinjes në Kroaci, vdes një fëmijë 12 vjeç

Tërmeti prej 6.3 shkallësh godet qytetin e Petrinjes në Kroaci, vdes një fëmijë 12 vjeç

Një tërmet i ri ka goditur Kroacinë pak minuta më parë, raportojnë mediat kroate.

Zona e Petrinjes u godit nga një tërmet i fortë sot pasdite! EMSC raporton se ishte deri në 6.3 të shkallës Rihter! Sipas mediave kroate, tërmeti u ndje i forte edhe në Zagreb.

Sipas raportimeve dridhjet kanë zgjatur 20 sekonda.

Një fëmijë 12 vjeç raportohet të ketë vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Petrinjën në Kroaci, ka njoftuar kryebashkiaku Darinko Dumboviç.

Ai ka shtuar se “gjysma e qytetit nuk ekziston më”.

Qyteti tjetër i goditur shumë është Sisaku.

Në raportimet e para janë deklaruar dëmtime në ndërtesa, por nuk ka ende një raport për numrin e saktë të të lënduarve.

Kroacia është goditur nga një tërmet tjetër dje me magnitudë 5.2 shkallë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 50 km në juglindje të Zagrebit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy