Operacion antidrogë në Morinë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Operacion antidrogë në Morinë, arrestohet 30-vjeçari nga Shkodra

Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar këtë të mërkurë në vendin tonë. Një sasi prej 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike është sekuestruar në pikën e kalimit kufitar në Morinë. Në pranga është vënë S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë, në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip “Alfa Romeo” , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë.

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip “Alfa Romeo”. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy