Në kërkim për kultivim droge në Kosovë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Në kërkim për kultivim droge në Kosovë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Një 49-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Oltion Shehu, 49 vjeç, me origjinë nga Tepelena.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 69”, të zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kapën në Tiranë shtetasin O. Sh., 49 vjeç, i lindur në Tepelenë,” – thuhet në njoftim.

Shehu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në shkurt të vitit 2025, i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me institucionet ligjzbatuese në Kosovë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 49-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy