Kontrolle me makina inteligjente dhe dronë edukues/ Arrestohen 15 drejtues mjetesh, 7 të dehur (VIDEO)

Kontrolle me makina inteligjente dhe dronë edukues/ Arrestohen 15 drejtues mjetesh, 7 të dehur (VIDEO)

Policia bën me dije se po ushtron kontrolle intensive në të gjithë vendin, me makina inteligjente, radarë, lexues automatikë të targave dhe dronë edukues, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 

 

NJOFTIMI

Kontrolle intensive në të gjithë vendin, nga Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kontrollet, edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore. Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane janë ushtruar  kontrolle, duke  përdour makinat inteligjente, Poliscan-in, radarët dhe lexuesit automatikë të targave, dronët edukues, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, duke sjellë pasoja për jetën.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. 

Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Janë evidentuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve, 211 drejtues mjetesh,  të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 15.000 deri në 30.000 lekë të rinj.

Gjithashtu janë evidentuar  173 drejtues mjetesh që nuk përdornin rripin e sigurimit, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Janë ndëshkuar 98 drejtues mjetesh për parakalime të gabura, 234 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së dejtimit, 112 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 79 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga lexuesit automatikë të targave janë konstatuar dhe ndaluar 123 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, të evidentuara në ditët e mëparshme nga makina inteligjente.  

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet dhe në këtë kuadër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, makinat inteligjente dhe patrulla të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy