Theu masën e sigurisë ‘arrest me burg’, prangoset 35-vjeçari në Sarandë

Theu masën e sigurisë ‘arrest me burg’, prangoset 35-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka vënë në pranga  një 35-vjeçar i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrolleve nuk u gjet në banesën e tij.

35-vjeçari ishte me masë sigurie për veprën penale  “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Sarandë/Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrolleve nga Policia, nuk u gjet në banesën e tij, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Njoftimi: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar sipas procedurës standarde të punës, në banesën e një shtetasi të cilit Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, kanë konstatuar se ky shtetas kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasin:

35 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy