Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Dhunoi bashkëshorten dhe djalin e mitur, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës njofton se një 46-vjeçar me iniciale A.Sh., është arrestuar mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stajkë.

Njoftimi i policisë:

DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin A. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. L., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy