
Teksa politika nuk ndal akuzat për Arubën, shfletimi i provave të Prokurorisë së Posaçme dhe dy magjistratëve Altin Dumani dhe Elida Kaçkini, nxjerr në pah se të proceduarit në këtë dosje kanë akses jo vetëm në botën e drogës. Por po aq edhe në vendimmarrjen e politikës, biznesit si dhe sistemit bankar.
Në disa episode të përzgjedhura nga Emisioni FactCheck zbulohet edhe përfshirja e personazhit që prej vitesh është emri më i lakuar.
Zyrtarisht ai nuk është shpallur i zhdukur, por teoritë konspirative flasin deri në arrati, largim e ekzekutim të biznesmenit Ervis Martini, emri i të cilit është edhe Aruba, por si personazh që përflitet nga komunikimet e të dyshuarve në SkyEcc për betonin që hidhet në Kullat e Tiranës.
Në disa pasazhe të përgjimeve të zbardhura nga dosja rezulton se në faqen 724 është kjo përmbajtje e një bisede midis vëllezërve Koçeku.
“Me mori Bastri 165€ e me tha mos na del ndonje prb. Kush esht borgj Liri ke ai apo ai ke liri? Ai ke liri Dmth bes kaqorri, Te ky e qoka beton miku, Kurse liri ka dllen urdher kur te porosise beton filani mos i qoni dhe me merrni ne telefon, Qeka pune vis martini”



