
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në fshatin Thanasaj në Lushnjë, ku një 17-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga pema.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e mitura është dërguar nga familjarët me urgjencë në spital, por fatkeqsisht ajo ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:20, në fshatin Thanasaj, Lushnje, një shtetase 17 vjeçe, dyshohet se është rrëzuar nga pema, e cila është dërguar nga familjarët fillimisht në Spitalin e Rrogozhinës dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në Spitalin e qytetit Durrës, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



