Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Alban Bejo, i arrestuar nën dyshimet se mbajti peng Gjergj Felën. Shkak ishte një borxh i pashlyer.
Gjatë dëshmisë së tij, Bejo është shprehur se nuk e ka mbajtur peng shtetasin Gjergj Fela, por e kishte thirrur për të marrë borxhin prej 25 mijë eurosh, që i kishte të vëllait të tij, Fatmir Bejo.
Ndërkohë, ky i fundit është në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në pengmarrje dhe ndaj tij ka një masë të lëshuar në mungesë.



