Burri plagos me armë zjarri gruan në Fushë Kosovë

Burri plagos me armë zjarri gruan në Fushë Kosovë

Një grua është plagosur sot në mëngjes në Fushë Kosovë, raportojnë mediat atje.

Rasti ka ndodhur rreth orës 7:30, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Raportohet se lidhur me rastin është arrestuar bashkëshorti i saj.

Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë.
Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy