
Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar merr sot vendimin përfundimtar për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 13:00, teksa në llupën e GJKKO-së do të jetë edhe Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë Vlorë, i cili është në proces për të njëjtën akuzë.
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka kërkuar dënimin e Tahirit me 12 vjet burg. Ky dënim mund të konvertohet në tetë vjet, nëse pranohet nga pala gjykuese, e cila mundet ta shpallë ish-ministrin edhe të pafajshëm, në bazë të pretendimeve dhe provave që ai ka paraqitur mbi pafajësinë e tij.
Kjo çështje, zvarritet prej pesë vjetësh në radhët e shumë gjykatave.
Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i posaçëm e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë. Ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar me trupë të re drejtuese.



