Burri vret ish-bashkëjetuesen në Vaun e Dejës

Burri vret ish-bashkëjetuesen në Vaun e Dejës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasdite në një fshat në Vaun e Dejës. Një 50-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëjetuesen. Ai ka tentuar vetëvrasjen pas krimit dhe aktualisht ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë

Vau i Dejës/ Informacion paraprak 

Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe.

Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Grupi hetimor po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy