35-vjeçari nga Kavaja gjendet i groposur në Shkup, i zhdukur prej 7 marsit

35-vjeçari nga Kavaja gjendet i groposur në Shkup, i zhdukur prej 7 marsit

Trupi i pajetë i një personi që rezultonte i zhdukur prej disa javësh në Shqipëri është gjetur në Maqedoninë e Veriur.

Identiteti i viktimës është Riku Beu, 35-vjeç, i cili së bashku me familjen ishin banues në Kavajë, në fshatin Kryevidh.

Trupi i 35-vjeçarit është gjendur i groposur në periferi të Shkupit, ndërsa është identifikuar nga familjarët e tij.

Autoritetet shtetërore në Shkup kanë kryer të gjitha verifikimet, në bashkëpunim edhe me homologët shqiptarë.

Analiza e ADN-së dhe materiali gjenetik i marrë nga trupi i pajetë, rezulton se përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut.

Kujtojmë këtu se policia shqiptare, por dhe ajo maqedonase, e kanë pasur të skeduar 35-vjeçarin Riku Beu dhe dispononin gjurmë të gishtave të tij.

Trupi i Rikut ishte gjetur prej disa ditësh, por vetëm pesë ditë më parë një polici njoftoi familjen, e cila u nis për në Shkup. Krahasimi i ADN-së në trupin që u gjet i groposur në Shkup, përputhet me shenjat e gishtave të Riku Beut, i cili rezultonte i humbur që prej datës 7 mars 2020.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy