
Një tjetër rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara është goditur në Rinas, ndërsa në pranga janë vënë dy persona. Sipas Policisë së Tiranës, shtetasit E. I., 28 vjeç, banues në Kukës dhe L. O., 19 vjeç, banues në Durrës akuzohen për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
“Shëbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasve E. L. dhe L. O., kanë dyshuar se këta shtetas nuk kishin paraqitur dokumentet e tyre të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ata kishin paraqitur ishin me gjeneralitete të dy shtetasve të tjerë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



