“Asnjë cent ma shumë”/ Sot në Kosovë protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

“Asnjë cent ma shumë”/ Sot në Kosovë protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

“Asnjë cent ma shumë” është moto e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, e cila mbahet sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRRE dhe që të nacionalizohet KEDS-i.

Me 28 janar 2022, Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e bllok tarifës.

Dje kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi të Kuvendit të Kosovës, ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, me faktin se kanë qenë të detyruar për këtë ngritje të çmimit.

Lidhur me çështjen e shtrenjtimit të energjisë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek ZRRE, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy