Dhunë ndaj të atit dhe kërcënim me sëpatë dhe thikë për ta vrarë, ndërhyrja e RENEA-s prangos djalin

Dhunë ndaj të atit dhe kërcënim me sëpatë dhe thikë për ta vrarë, ndërhyrja e RENEA-s prangos djalin

Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë dhe thikë, ndërhyrja e forcave të policisë parandalon ngjarjen në Maminas.

Shërbimet e policisë morën njoftim se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse sëpatë dhe thikë, nga djali i tij.

Pas informacionit, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga banesa shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse.

Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit Eduart Hoxha, 35 vjeç, banues në Rubjek.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e policisë sekuestruan mjetet prerëse (sëpatë dhe thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy