Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezërit, në kërkim i katërti

Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezërit, në kërkim i katërti

Tre vëllezër janë arrestuar nga policia ndërsa është shpallur në kërkim i katërti pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar me një çift bashkëshortësh dhe më pas kanë plagosur në këmbë një efektiv policie.

Sipas bluve, në pranga janë vënë G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç ndërsa po punohet për kapjen e vëllait të tyre A.M.

Mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik, policia është përpjekur të neutralizojë situatën. Por pasi e kanë goditur, vëllezërit kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit.

Gjatë përplasjes arma është shkrepur duke plagosur efektivin Julian Xhahalili, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësorë më të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy