
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur pasditen e së martës në Ksamil, ndërsa kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, tre anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur pas sherrit me disa shtetas të huaj.
Mësohet se Tiku Ahmeti, Flamur Ahmeti, Luli Ahmeti janë dhunuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që pas konfliktit një prej anëtarëve, Luli Ahmeti, është nisur me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra, ndërsa dy të tjerët po marrin trajtim në spitalin e Sarandës.
Sa u përket autoriteteve, Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkakun e sherrit me tre të plagosur.



