Një bankë e nivelit të dytë është grabitur mëngjesin e kësaj të hënë në kryeqytet. Dy persona të armatosur dhe që mbanin kapele në kokë arritën që të largohen me një motor të vogël. Policia po kryen veprimet e para hetimore, ndërsa po përllogaritet edhe shuma e grabitur.



