Policia e Gjirokastrës arrestoi një 39-vjeçar që dyshohet se ka abuzuar seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses së tij.
Korrespondentja Jonida Qirko bën me dije se “është arrestuar në flagrancë shtetasi Klement Rusa, nga Dibra, me banim të përkohshëm në Gjirokastër".
“Dyshohet se ka abuzuar vajzën e bashkëjetueses së tij vetëm 12-vjeçare. Zbulimi i ngjarjes është bërë nga policia, ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes”, shton ajo.



