Gjermani, arrestohet grupi i katër grabitësve shqiptarë

Gjermani, arrestohet grupi i katër grabitësve shqiptarë

Policia gjermane godet një grup shqiptarësh që merreshin me grabitje janë arrestuar nga policia gjermane. Kater persona janë dërguar në qelitë e paraburgimit për vjedhjet e shumta në të kryera muajt e fundit në Heilbronn. Mediat gjermane shkruajnë se banda u zhvendos gjatë muajit shtator, ndërsa të gjithë hajdutët shqiptarë nga Kosova u arrestuan të shtunën e shkuar pas vjedhjes së një shtëpie në Bad Rappenau-Babstadt. Të dyshuarit janë të moshës nga 20 deri në 40 vjeç, ndërsa ndaj tyre janë regjistruar të paktën 6 vjedhje dhe disa vjedhje të tjera në tentativë. Të arrestuarit dolën përpara gjykatës të dielën, ndërsa ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”. Hetimet po vazhdojnë ende ndaj grupit për të zbuluar vjedhjet e tjera. Se sa kohë të arrestuarit do të qëndrojnë në paraburgim, hetuesit nuk ishin në gjendje për ta thënë të mërkurën. Tre prej të arrestuarve nuk kanë pasur vendbanim të caktuar.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy