Një rrjet i sofistikuar kriminal që operonte në zona të ndryshme të Greqisë, duke vjedhur para dhe sende me vlerë u shkatërrua orët e fundit. Në përbërje të tij kishte edhe shqiptarë. Në total ky grup ka vjedhur 1 milionë euro, duke përfshirë edhe sendet me vlerë, ndërsa viktimat ndiqeshin nga një dron. Në rrjet ishte edhe një punonjës banke.



