Përdhunoi vajzën e sëmurë, lihet në burg 56-vjeçari

Përdhunoi vajzën e sëmurë, lihet në burg 56-vjeçari

Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 56-vjeçarin Shaban Murati, i akuzuar për përdhunimin e një 24-vjeçareje. Kjo e fundit me problem të shëndetit mendor.

Teksa ka dalë para togave të zeza, Murati përveç gjeneraliteteve të tij nuk ka treguar asgjë tjetër. I pyetur nga gjykata lidhur me ngjarjen, 56-vjeçari ka zgjedhur të heshtë. Murati u identifikua nga policia dhe prokuroria e Krujës, pas testit të ADN-së që u krye për të krahasur profilin e personit të arrestuar me profilin e foshnjës që kishte lindur 24-vjeçarja.

Pas analizave të kryera ka rezultuar se foshnja i seksit mashkull, ka të njëjtin profil gjenetik me Shaban Muratin. Nisur nga ky konkluzion Prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të 56-vjeçarit Shaban Murati, për akuzën e “Marrëdhënies seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy