Muçi: Komisioni “Xhafaj” është propagandistik. I drejtë refuzimi i institucioneve të drejtësisë

Muçi: Komisioni “Xhafaj” është propagandistik. I drejtë refuzimi i institucioneve të drejtësisë

Ish-prokurori Besnik Muçi e konsideron si të drejtë përgjigjen me “jo” të institucioneve të drejtësisë ndaj ftesës së komisionit “Xhafaj”, duke e konsideruar atë si komision me natyrë të pastër politike dhe jo legjislative. Muçi thotë në edicionin e lajmeve në Mcn Tv se ngritja e komisionit nga mazhoranca mund të lidhet me konstatimin se reforma në drejtësi ka dështuar, ose është një përpjekje për kontroll.

Komisioni është një miks i çuditshëm. Nuk është as një proces i mirëfilltë legjislativ. Është një proces i pastër i natyrës politike, që si rregull duhet ta ushtrojë qeveria. Ky komision i natyrës së pastër politike, me pak nuanca legjislative, fton institucionet e tjera të drejtësisë. Këto institucione me shumë të drejtë i janë përgjigjur jo. Kjo s’është shenjë e pavarësisë. Është shenja minimale e zbatimit të Kushtetutës dhe ligjit. Gjykata Kushtetuese ka kthyer një përgjigje të ashpër, ku i thotë se veprimtaria juaj bie ndesh me aktivitetin e Gjykatës Kushtetuese. Komisioni s’duhet ta kishte ftuar Gjykatën Kushtetuese. Cili është problemi që ka qeveria dhe Parlamenti që ngre një komision të tillë. Ndoshta ka konstatuar që ka dështuar reforma në drejtësi, sistemi është në kolaps. SPAK-u në një farë mënyre po themi funksionon, por pjesa tjetër është në kolaps. Arsyeja tjetër është një frikë e madhe e qeverisë dhe Parlamentit kundrejt sistemit gjyqësor, dhe mundohen ta kenë nën kontroll dhe ta përdorin si veshje, si mburojë për të justifikuar ndryshimet e mundshme legjislative. Frika për një eskalim, daljen nga kontrolli të sistemit gjyqësor sjell këto komisione. Është një gjyqësor i prodhuar nga politika. Përveç propagandës nuk shoh ndonjë objekt kryesor të komisionit”.

Besnik Muçi tha që SPAK-u kryen pak hetime proaktive në fushën e korrupsionit.

"Si profesionist shoh që ka shumë pak hetime proaktive në fushën e korrupsionit. Hetim proaktiv do të thotë që Prokuroria të vihet në dijeni që ka një aktivitet kriminal në fushën e korrupsionit, ta hetojë me metoda speciale, psh. vëzhgim, përgjim. Të hetojë ndërkohë që aktiviteti zhvillohet. Ka shumë pak hetime të tilla proaktive".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy