Humb jetën 28-vjeçari në Tiranë, përplaset me barrierat pasi humbi kontrollin e motomjetit

Humb jetën 28-vjeçari në Tiranë, përplaset me barrierat pasi humbi kontrollin e motomjetit

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mesditën e sotme në Tiranë.

 

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnjë, ku një 28-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.Z., dyshohet se ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes së fortë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy