Paqja fiskale, Zhabina: Të interesuarit e parë janë grupet kriminale. Penalizon ata që paguajnë (VIDEO)

Paqja fiskale, Zhabina: Të interesuarit e parë janë grupet kriminale. Penalizon ata që paguajnë (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se të interesuarit e parë për të gjetur hapësira në ligjin për paqen fiskale janë grupet kriminale. 

 

Duke vijuar Zhabina tha se ky ligj penalizon ata që paguajnë dhe favorizon informalitetin. 

 

Te interesuarit e parë për të gjetur xhepa në ligjin për paqen fiskale janë grupet kriminale. Duke qenë se jemi ekonomi që e ka bërë pjesë integrale paranë e pistë apo të zezë, dhe të interesuarit e parë janë grupet kriminale. Ky ligj penalizon ato që paguajnë, favorizon informalitetin, sjell kulturë që të mos paguash.  

 

Pikëpyetje e madhe është kush është lista e bizneseve që përfitojnë nga paqja fiskale. Nëse kemi biznese si Bankers që mund t’i falen detyrimet ky është diskutim shumë i madh. Duhet të presim nëse do bëhet ndonjëherë publike për të kuptuar se për këtë është bërë kjo falje e detyrimeve. 

 

SPAK na thotë që ka të identifikuar që ndërtimi është lavatriçja e madhe e parave të pista, por sekuestrimi ecën me hapin e breshkës. Është hetim që ecën ngadalë, ndërtimi ecën me ritme të shpejta. SPAK thotë që është lënë vetëm nuk ka kallëzime nga institucione të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy