Një person është ndaluar nga Krimi Ekonomik dhe Financiar për tregtim, prodhim dhe falsifikim të mallrave.
Operacioni i emërtuar “Opsion IX”, i finalizuar nga Policia e Fierit çoi në pranga shtetasin R.G, 38-vjeç, banues në Dërmenas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimorë.
Ky shtetas, sipas policisë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.



