
Një person është gjetur i vdekur ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil.
Viktima është shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale.
Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.



