Mori para për të mos liruar hapësirën publike, dorëzohet në polici inspektori i IMT

Mori para për të mos liruar hapësirën publike, dorëzohet në polici inspektori i IMT

Dorëzohet në policinë e Tiranës, Inspektori i Mbrojtjes së Territorit Klajdi Zhilla, i cili akuzohet se mori ryshfet për të mos hequr një tendë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Hapësira publike”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare bënë ndalimin e 35-vjeçarit Klajdi Zhilla, 35 vjeç, banues në Tiranë, inspektor i IMT, bashkia Tiranë, i cili u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Inspektori ishte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Hapësira publike”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Në ngarkim të tij materialet u referuan për veprime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy