
Gjykata Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Kransiqit.
Gjyqtari i procedurës paraprake Nicollas Guillou, ka marrë këtë vendim me arsyetimin se ekziston rreziku që të ikë dhe pengojë procedurat apo të kryejë krime të tjera.
Ekziston një rreziku që Jakup Krasniqi të arratiset, dhe të pengojë progresin e procedurës, ose të kryejë vepra të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqiten para DhSK-së.
Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Krasniqit se nëse dëshiron të deponoj parashtresa për rishikimin e ardhshëm të paraburgim duhet ta bëj deri më 17 tetor.
Ndërsa prokuroria është urdhëruar të kthej përgjigje jo më larg se 24 tetori, kurse mbrojtja për të kthyer përgjigje ndaj parashtresave të ZPS-së është urdhëruar që të njëjtën ta bëj jo më larg se 31 tetori.
Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Që nga nëntori i vitit 2020 ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.



