
Automjeti i gazetarit Sami Curri tip Ford Fiesta është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele teksa ishte i parkuar pranë banesës së tij.
Policia e Dibrës shpjegon se në orën 2.58 minuta janë njoftuar nga Curri se automjeti i tij është përfshirë nga flakët, ndërsa po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht policia dyshon se kemi të bëjmë më një djegie të qëllimshme të automjetit.
Gazetari Curri e ka lidhur incidentin me aktivitetin e tij profesional, për frikësuar në lidhje me raportimet për çështjet lokale në Dibër.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe asosacioni i gazetarëve, i cili shprehet se ky incident përbën një alarm serioz për sigurinë e gazetarëve dhe klimën në të cilën ata ushtrojnë profesionin e tyre.



