KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi sot vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të ish--kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2020, datë 18.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 244, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Skënder Haluci.

Kryetari i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci ishte shkarkuar nga detyra në vitin 2020, për pasuri të pajustifikuara.

Skënder Haluci ka punuar si komisioner i Avokatit të Popullit për gati një dekadë në vitet 2000. Ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Vlorës në vitin 2011 dhe në vitin 2014, u promovua si kryetar i kësaj gjykate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy