Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona F. P., 33 vjeç dhe R. M., 34 vjeç pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve. Po ashtu në prangat e policisë ka rënë edhe një 34-vjeçar me iniciale Xh.A pasi ka përplasur me makinë shtetasin O. B., 78 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Në njoftimin e policisë thuhet: Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjëndje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Elbasan - Librazhd”, ju bëjmë me dije se specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan arrestuan shtetasin Xh. A., 34 vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga 34-vjeçari, ka përplasur shtetasin O. B., 78 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. P., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij; -R. M., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka depozituar një sasi dherash dhe mbetjesh, në shtratin e lumit Devoll, dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të mjedisit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy