
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane, në pikën kufitare me Holandën. Shqiptari është kapur me një sasi lëndë narkotike, vlera e së cilës arrinte në 25 mijë euro.
Mediat gjermane shkruajnë se 36-vjeçari u arrestua pak pasi kaloi pikën kufitare me Holandën pranë Heerlen. Në makinën e tij, oficerët gjetën më shumë se 5 kilogramë marjuanë dhe më shumë se 50 gramë kokainë.
Përveç akuzave të trafikut të drogës, 36-vjeçari mund të akuzohet dhe për shkelje të paligjshme të kufirit gjerman. Ai do të qëndrojë në paraburgim derisa të dalë para gjykatës.



