Një ngjatje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lavash në Krujë. Një 44-vjeçar ku humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të një bombule në një lavazh.
Mësohet se viktima është Ylli. B. dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lavash në Krujë, ku sipas informacioneve të para ka shpërthyer bombula e shkumës që përdorej në këtë ambient pune.
"Më datë 07.01.2017, në rrugën Fushë Krujë- Krujë, duke punuar në një lavazh, biznes personal, si pasojë e shpërthimit të bombolës (bombola e shkumës që përdoret në lavazhe) është dëmtuar shtetasi Y.B. 44 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në momentin që ka qenë duke punuar, ka shpërthyer një bombol shkume, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. 44-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.



